Pas hedhjes së shortit për grupet kualifikuese në Kampionatin Evropian të futbollit “Euro2024”, ka reaguar faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Kombëtarja e Kosovës në futboll është në Grupin I me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën, raporton Demokracia.com.
Në shtëpinë e futbollit të Kosovës e vlerësojnë short të favorshëm për “Dardanët” në këtë grup me këta kundërshtarë.
“Short i favorshëm për Kosovën për Euro 2024” – thuhet në titullin e artikullit të FFK-së, pas shortit të hedhur.
Ndeshjet kualifikuese zhvillohen nga muaji mars deri në muajin nëntor të vitit të ardhshëm.
Dhjetë fituesit e grupeve dhe dhjetë nënkampionët e grupeve kualifikohen drejtpërdrejt në turneun final, derisa tri vendet e mbetura do të plotësohen me skuadrat që kualifikohen në ‘play-off’ në mars të vitit 2024./Demokracia.com/