Java e 23-të e Superligës së Kosovës në futboll solli disa ndeshje mjaft interesante dhe joshëse e ku në disa lojë nuk mungoi as tensioni, shkuan Demokracia.com.
Një situatë e tillë u regjistrua në Gjilan pas përfundimit të ndeshjes Gjilani – Arbëria e cila u mbyll me rezultat të barabartë 1:1. Presidenti u klubit të Gjilanit, Florim Zuka i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë ka pasur akuza në drejtim të gjyqtarëve e ku në një rast nuk kurseu as ofendimet.
Për këtë Komisioni i Garave ka hapur procedurë disiplinore ndaj Zukës por edhe drejtorit të Gjilanit, Sevdai Robelli.
Më poshtë mund t’i gjeni vendimet e Komisionit të Garave
Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje, Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati anëtarë, në mbledhjen e datës 08.03.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës dhe të xhiros së 17-të të Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B, për edicionin 2020/2021. Pas shqyrtimit komplet të materialit nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 69 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, Komisioni i Garave mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës dhe të xhiros së 17-të të Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2020/2021, me rezultatet e arritura në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave, vendosi për:
Inicim disiplinor
ndaj: kryetarit të SC Gjilani, Florim Zuka, ID.nr.007215M70; motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, me të hyrë në lokalet zyrtare, akuzon dhe ofendon rëndë referin kryesor të ndeshjes, Gjilani – Arbëria.
ndaj: SC Gjilani; motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, personi i pa autorizuar (nuk ishte në protokollin zyrtar) Sevdai Robelli, hyn në fushë dhe ofendon me fjalët më banale referët e ndeshjes, në çka reagon policia dhe me ndihmën e tyre referët vazhdojnë për në deshtore, në ndeshjen Gjilani – Arbëria.
ndaj: drejtorit të SC Gjilani, Sevdail Robelli, ID.nr.007656M79; motivi:Pas përfundimit të ndeshjes, si person i pa autorizuar (nuk ishte në protokollin zyrtar), hyn në fushë dhe ofendon me fjalët më banale referët e ndeshjes, në çka reagon policia dhe me ndihmën e tyre referët vazhdojnë për në deshtore, në ndeshjen Gjilani – Arbëria. /Demokracia.com