Sport
FFK dënon presidentin e Trepçës ’89, Abedin Zeka
Demokracia
10:22 | 10 Mars 2021

Share:

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë disa vendime në mbledhjen e fundit, shkruan Demokracia.com.

Pas hapjes së procedurës nga Komisioni i Garave,  Disiplinori ka sjell tash disa vendime.

Kështu presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka është dënuar me 300 euro për shkak akuzave që ka bërë në adresë të FFK-së.

Në anën tjetër disiplinori ka kërkuar deklaratë shtesë për presidentin e Gjilanit, Florim ZUka i cili kishte disa sellje josportive pas përfundimit të ndeshjes Gjilani – Arbëria.

Nën hetime është edhe drejtori i Gjilanit, Sevdai Robelli.

 

Vendimet e Disiplinorit:

Abedin Zeka, kryetari i KF “Trepça 89” nga Mitrovica në procedurë të inicuar disiplinore nga komisioni i garave, për prononcim për media me akuza drejtuar organeve të FFK-së, pas përfundimit të ndeshjes Trepça’89-Prishtina, zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C:

DËNOHET me të holla në shumë prej 300 euro. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është 8 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Hapet procedurë disiplinore:

Ndaj kryetarit SC “Gjilani”, Florim Zuka, ID.nr.007215M70. në procedurë të hapur disiplinore nga komisioni i garave në ndeshjen Gjilani – Arbëria e javës së 23 të Superligës, Sipas raporteve e zyrtarëve, pas përfundimit të ndeshjes, Florim Zuka hyn në lokalet zyratre dhe ofendon gjyqtarin kryesor të ndeshjes . Bazuar në nenin 32 paragrafi 1i Rregullores disiplinore: Kërkohet deklaratë shtesë nga kryetari i SC “Gjilani“, Florim Zuka deri më datë 12.03.2021 ora 13:00.

Ndaj drejtorit të SC “Gjilani” Sevdai Robelli, ID.nr.007656M79 në procedurë të hapur disiplinore nga komisioni i garave në ndeshjen Gjilani – Arbëria e javës së 23 të Superligës, Sipas raporteve e zyrtarëve, pas përfundimit të ndeshjes, Sevdai Robelli hyn në fushë dhe ofendon gjyqtarët e ndeshjes. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1i Rregullores disiplinore: Kërkohet deklaratë nga Sevdai Robelli “deri më datë 12.03.2021 ora 13:00.

 

Të ngjashme