Sport
FFK dënon Llapin për shkak të tifozëve
Demokracia
18:53 | 17 Shkurt 2021

Share:

Skuadra e Llapit është ndëshkuar keq për shkak të sjelljeve të tifozëve, shkruan Demokarcia.com.

Llapi ka pësuar për shkak të mosrespektim të masave anti-COVID-19 si dhe hedhjen e fishekzjarrëve në ndeshjen e Kupës ndaj Ballkanit.

Llapi është dënuar me 1 mijë euro nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Më poshtë vendimin e plotë të komisionit disiplinor:

FC “Llapi” nga Podujeva në procedurë të iniciuar disiplinore nga Komisioni i Garave, për lëshim në organizimin e ndeshjes së Kupës së Kosovës, 1/8 e finales, Llapi-Ballkani, zhvilluar me datë 09.02.2021 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Motivi: Mosrespektim i masave anti-Covid19 si dhe hedhja e fishekzjarrëve në min 1,4 dhe 34. Në min 34 ndërprehet loja për 4 min, derisa janë larguar shikuesit nga tribunat. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1.H dhe neni 10 paragrafi1.D, të Rregullores disiplinore; DËNOHET me të holla në shumë prej 1000 euro (një mijë euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është 8ditë, nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi1 ).

Kujtojmë që për hyrjen e tifozëve në tribuna kishte reaguar edhe kryetrajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi, i cili theksoi në intervistën e pas ndeshjes se i vjen mirë që janë rikthyer tifozët në stadiume, pasi që numri i tyre ishte i lartë për atë takim. /Demokracia.com

Të ngjashme