Mediat spanjolle kanë vazhduar sulmet ndaj Kombëtares së Kosovës duke mos zgjedhur asgjë vetëm për ta demoralizuar para ndeshjes së sotme ndaj Spanjës.
Gazeta “AS” ka raportuar se dyshja e Kosovës, Valon Berisha e Bersant Celina kanë rezultuar pozitivë në testet për koronavirus.
Ky lajm është demantuar nga FFK, e cila ka thënë se asnjë lojtar nuk është i infektuar dhe të gjithë janë në dispozicion të trajnerit.
Të dy lojtarët mbrëmë kanë stërvitur normalisht me skuadrën e Kosovës. /Demokracia.com