Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar të martën se nuk e ka dekretuar Blerim Isufajn në postin e Kryeprokurorit të Shtetit.
Faton Fetahu, avokat, ka thënë se presidentja Osmani ka bërë shkelje serioze të Kushtetutës me këtë veprim.
Sipas tij nëse Osmani ka pasur diskrecion, pse është dashur ta arsyetojë vendimin.
’Jam plotësisht i bindur që presidentja Osmani ka shkelur Kushtetutën. Pra ka bërë shkelje serioze të kushtetutës. Në faktin që ajo duke u thirrur në diskrecionin e sa”, ka thënë ai ne T7.
Më tutje ai ka dhënë sqarime për gabimet që sipas tij ka bërë Osmani në këtë drejtim.
”Faktin që ajo që dekretin e ka shkruar njoftim në pikëpamje kushtetuese ka vlefshmëri zero. Është rregulluar çështja e emërimit të akteve që i nxjerrin institucionet kushtetuese”.
”Çështja që e rregullon ti përbën çështje kushtetuese, prodhon pasoja juridike ajo mund t’i nënshtrohet kontrollit të kushtetutshmërisë nga ana e Gjykatës Kushtetuese.”, ka thënë ai.