Sport
Feston Prishtina, kryeqytetasit fitojnë trofeun e tetë të Superkupës së Kosovës në basketboll
Demokracia
20:03 | 11 Dhjetor 2022

Share:

Prishtina e ka fituar Superkupën e Kosovës në basketboll këtë edicion, raporton Demokracia.com.

Skuadra kryeqytetase ka triumfuar 73:54 në finale kundër Trepçës në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Ky është trofeu i tetë i Superkupës së Kosovës për klubin “bardhekaltër”.

Kjo ndeshje finale u përcoll me incidente, ku dy tifozeritë “Plisat” dhe “Torcida” u përplasën duke hedhur mjete piroteknike, shpërthyese e gjësende në drejtim të njëra-tjetrës në sallë, pas përfundimit të pjesës së parë.

Me ç’rast, Policia e Kosovës mori vendim të zbraz tribunat, teksa u vonua edhe fillimi i pjesës së dytë për shkak të situatës së krijuar./Demokracia.com/

Të ngjashme