Sport
Feston Kosova në Armeni, mjafton një gol i Liridona Sylës
Demokracia
17:52 | 26 Tetor 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave ka marrë një fitore me peshë në Armeni, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, shkruan Demokracia.com.

Dardanet janë përballen me Armeninë, derisa rezultati final ka qenë 0:1 për ekipin tonë.

Vashat e drejtuara nga trajnerja Aferdita Fazliu, e kanë dominuar takimin por është dashur të pritet minutat e fundit për të shënuar gol.

Ishte Liridona Syla, ajo që ka shënuar në minutën e 87-të me kokë, për t’i dhënë një fitore të madhe Kosovës e cila pas katër ndeshjeve ka katër pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme