Arte
Festivali më i madh i dritës në Europë shënon fundin e ‘errësirës pandemike’ në Kopenhagë
Demokracia
12:19 | 06 Shkurt 2022

Share:

Festivali vjetor i Dritës në Kopenhagë shënon fundin e errësirës së dimrit nordik me numrin më të madh të ndriçuesve në Europë.

Punimet e shfaqura nga artistë nga e gjithë bota trajtojnë tematika të ndryshme si pandemia e koronavirusit dhe ndikimin njerëzor në natyrë, me veprat “Phenix” i artistit francez Francois Gauriaud, një zog 11 metra i gjatë që ndriçon qiellin i shoqëruar me këngë zogjsh dhe “A Dozen Sun”, një glob i verdhë i bërë nga plastika e ricikluar.

Organizatorët e festivalit presin të tërheqin turma më të mëdha se vitin e kaluar, kur pandemia kufizoi pjesëmarrjen e njerëzve në ngjarjen e shumëpritur, shkruan Tiranapost.

Këtë vit, instalimet do të ndizen në mëngjes, si dhe pas perëndimit të diellit për të ndriçuar rrugën për ata që shkojnë në punë.

Të ngjashme