Arte
Festivali “Kënga Magjike 2021” publikon anëtarët e jurisë
Demokracia
15:09 | 18 Mars 2021

Share:

Festivali “Kënga Magjike 2021”, i cili fillon me 21 mars ka publikuar listën e anëtarëve të jurisë, të cilët janë Arben Skënderi, Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapedani dhe Kozeta Kurti.

Emra të rinj në listën e këtyre zgjedhjeve nga produksioni janë Kozeta Kurti, gazetare e njohur me shumë vite eksperiencë në mediat shqiptare, përcjell revista Who.

Edhe Markelian Kapedani, kompozitor dhe pianist i njohur që ka qenë pjesë e shumë orkestrave instrumentale shqiptare.

Jonida Maliqi rikthehet edhe këtë vit në ‘Kënga Magjike’. Ajo ishte pjesë e jurisë së 2019-ës, kur u bë edhe festivali i fundit i muzikës moderne, pasi 2020-a qe pushim për shkak të gjendjes kritike me pandeminë.

Po ashtu edhe Enkel Demi, do të vazhdojë të jetë pjesë e jurisë së këtij viti, i dyti për gazetarin e njohur.

Ndërsa Arben Skënderi, muzikanti i njohur është prej dy vitesh pjesë e spektaklit dhe ky do të jetë i treti ku ai është pjesëmarrës./Demokracia.com

 

Të ngjashme