Lajme
“Festivali i Pranverës”| Kështu po shfrytëzohet rruga e bllokuar në kryeqytet
Demokracia
14:27 | 21 Maj 2022

Share:

Këtë fundjavë unaza qendrore në Prishtinë do të jetë njëkahore.

Ky testim i Komunës së Prishtinës përfshinë shtatë rrugët kryesore të kryeqytetit.

Ndërsa pjesa qendrore e qytetit pranë katedrales “Nena Terezë” – Rruga “Xhorxh Bush’’, do të shndërrohet në një hapësirë të dedikuar për komunitetin e njohur si “Festivali i Pranverës” për dy ditë me radhë në fundjavë, më 21 dhe 22 maj, ku përmes rekreacionit, muzikës e artit do të demonstrohet prezenca në pjesën kryesore të qytetit dhe mundësia për shfrytëzim me të madh të hapësirave të përbashkëta.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj në rrjetet social ka ndarë disa fotografi se si është duke u festuar ky festival.

Në këtë rrugë shihet se tashmë ka zënë vend një tabelë ping-pongu e cila po shfrytëzohet nga fëmijët për argëtim në këtë ditë vikendi./Demokracia.com/

Të ngjashme