ShowBiz
Festivali “Eurovision” vjen me ndryshime për shkak të pandemisë COVID-19
Demokracia
16:20 | 01 Maj 2021

Share:

Festivali “Eurovision” ka lajmëruar se provat skenike të këngëtarëve pjesëmarrës do të nisin javën e ardhshme, mirëpo ata kanë paralajmëruar se kësaj radhe do të ketë ndryshime.

Këto ndryshime përfshijnë masat e marra për shkak të pandemisë COVID-19, ku për dallim nga vitet paraprake, në pjesën e fushës do të jenë të pranishëm vetëm ekipet e shteteve pjesëmarrëse.

Organizatorët e Eurovisionit kanë konfirmuar se 41 vendet që pritej të merrnin pjesë në maj në Rotterdam të Holandës do të jenë pjesëmarrëse në vitin 2021.

Shqipëria do të performojë në gjysmëfinalen e dytë, më 20 maj, derisa gjysmëfinalja e parë zhvillohet më 18 maj.

Shqipëria në garën e sivjetme garon me Anxhela Peristerin dhe këngën e saj “Karma”./Demokracia.com

Të ngjashme