Lajme
Festimet e Kurban Bajramit – imazhe nga disa vende të botës
Demokracia
21:49 | 17 Qershor 2024

Share:

Miliona njerëz në mbarë botën kanë festuar dhe po vazhdojnë të festojnë Kurban Bajramin.

Festimi treditor shënohet me lutje të veçanta, festa dhe therje rituale të një kafshe – me mishin që më pas u shpërndahet në mënyrë të barabartë familjes, miqve, fqinjëve dhe të varfërve dhe nevojtarëve.

Ky është i dyti dhe më i madhi nga dy bajramet vjetore – dhe gjithashtu përkon me fundin e pelegrinazhit të Haxhit në qytetin e shenjtë të Mekës.

Kurban Bajrami është një nga festat më të rëndësishme islame dhe përkujton gatishmërinë e Profetit Ibrahim (Abraham) për të sakrifikuar djalin e tij Ismailin si një akt bindjeje ndaj urdhrit të Zotit.

Kurban Bajrami bie në ditën e 10-të të Dhu-al-Hixhes – që është muaji i dymbëdhjetë dhe i fundit i kalendarit hënor islamik. Data e saktë varet nga shikimi i hënës.

Në mëngjesin e Bajramit, myslimanët mblidhen për të falur namazin e Bajramit me xhemat.

Njerëzit tradicionalisht veshin rroba të reja dhe vizitojnë familjen dhe miqtë.

Ata përshëndesin njëri-tjetrin me “Eid Mubarak” ose “Gëzuar/Bekuar Bajramin” dhe shpesh përqafohen dhe shkëmbejnë dhurata.

Më poshtë ua sjellim disa imazhe se si u shënua Kurban Bajrami në disa vende të botës.

Një vajzë e vogël e veshur me veshje tradicionale palestineze në Jerusalem
Njerëzit që nuk mund të gjenin vende boshe në kryeqytetin e Rusisë mblidhen për të falur namazin e Bajramit në rrugë
Stamboll, Turqi: Muslimanët përqafohen pas namazit të mëngjesit
Myslimanët mbërrijnë në një xhami në Dakar, Senegal, përpara namazit të Bajramit
Vajzat nga Kashmiri tregojnë duart e tyre të zbukuruara me këna përpara festimeve të Kurban Bajramit në Srinagar, Indi
Kajro, Egjipt
Addis Ababa, Etiopi
Mekë, Arabi Saudite: Muslimanët kryejnë namazin e mëngjesit të Kurban Bajramit rreth Qabesë, faltores më të shenjtë të Islamit
Qyteti i Kuvajtit
Myslimanët luten në një hapësirë me rërë në një plazh në Yogyakarta, Indonezi
Njerëzit që festojnë së bashku në Mexico City, Meksikë
Khan Yunis, Gaza
Xhamia Abdul-Qadir Gilani në Bagdad, Irak
Namazi i Kurban Bajramit në fshatin Abu Sir, Giza, Egjipt
Një treg bagëtish përpara festës së Kurban Bajramit në Algjer, Algjeri
Toronto, Kanada

Të ngjashme