Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen ndërmjet Milanit dhe Tottenham Hotspur, e vlefshme për Ligën e Kampionëve.
“Rossonerët” janë në avantazh 1:0 kundër ekipit londinez në stadiumin “San Siro”, shkruan Demokracia.com.
Brahim Diaz i dha Milanit epërsinë vetëm pas tetë minutave lojë, duke shënuar nga afërsia dhe njëherit duke ndezur në maksimum atmosferën në shkallët e stadiumit.
Kjo është përballja e parë ndërmjet Milanit dhe Tottenhamit në këtë fazë./Demokracia.com/