Senegali mposhti me penallti Egjiptin në finalen e Kupës së Afrikës duke iu gëzuar kështu suksesit të parë në historinë e tyre sa i takon trofeut të Kupës së Afrikës.
Tashmë, kombëtarja e udhëhequr nga kapiteni Sadio Mane ka lënë Kamerunin ku edhe u zhvillua turneu dhe është kthyer në shtëpi.
Futbollistët senegalezë u pritën nga një numër i madh i tifozëve rrugëve të kryeqytetit senegalez të cilët kishin organizuar festë të madhe për këtë sukses historik.
Sakaq, nuk mungoi edhe autobuzi i hapur me tifozët të cilët patën mundësinë të përshëndeteshin nga pranë me idhujt e tyre të cilët padyshim e kanë bërë kombin të ndjehet krenar si asnjëherë më parë. /Demokracia.com/