Sport
Festë e çmendur e Napolit për titullin e kampionit
Demokracia
23:06 | 04 Maj 2023

Share:

Një pikë ndaj Udineses i është dashur Napolit që ta sigurojë titullin e kampionit në Serie A, të enjten mbrëma.

Napolitanëtshpërthyen në gëzim me të përfunduar ndeshja.

Në pamjet e publikuara në Twitter shihet momenti kur me të përfunduar ndeshja, tifozët nisën festën duke u futur në mes të stadiumit.

Ndeshja përfundoi 1:1.

Udinese kaloi në epërsi në minutën e 13-të, kur shënoi Sandi Lovriq. Golin e festës së madhe për Napolin e shënoi Victor Osimhen në minutën e 52-të. Napoli i është gëzuar titullit të parë që nga viti 1990. Titull tjetër kishte fituar edhe në vitin 1987.

Të ngjashme
Sport • 11 Maj 2024