Lajme
Festa në burg e Pavarësisë së Kosovës, Haradinaj flet për emocionet e ditës historike
Demokracia
22:33 | 17 Shkurt 2023

Share:

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për T7 ka rrëfyer se si e priti shpalljen e Pavarësisë brenda qelisë në Hagë, flet edhe për bisedën e parë telefonike që e kishte realizuar pas këtij akti historik.

Brenda në kuvend po shënohej dita më e rëndësishme në historinë e shtetit të Kosovës.

Jashtë këtij institucioni, qytetarët kishin vërshuar rrugët për të festuar ditën që gjat e prisnin.

Këtij momenti e kësaj feste po i mungonte ish-komandanti i ZOD së UÇK-së, që deri në 2005 udhëhoqi me vendin.

Ai që luftoi për lirinë e vendit, po e priste prapa grilave Pavarësinë e Kosovës.

Gëzimin që e përjetonte, përveq që e ndau me bashkëluftëtar, dëshironte ta ndante edhe me familjarët.

Kreu i AAK-së tregon se me kë zhvilloi bisedat e para telefonike, pak minuta pas shpalljes së pavarësisë.

Sipas Haradinajt, historia po përsëritet edhe për këtë 15 vjetor, ku sipas tij ata që e shpallën sot ndodhën në Hagë.

Epilogu i këtij gjykimi, ish-komandanti i UÇK-së, beson se do të jetë i njejtë si i tiji në 2008.

Në fund, ish-kryeministri i Kosovës ka një porosi për të gjithë qytetarët në këtë 15-vjetor të pavarësisë.

Të ngjashme