Lajme
“Festa me kallashnikov” për Vuçiqin në Veri, Policia jep detaje
Demokracia
09:58 | 04 Prill 2022

Share:

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth gjuajtjes me kallashnikov mbrëmë pas mesnate në veri të vendit.

Në raportin 24 orësh thuhet se në një grumbullim të personave dhe kolonë veturash, dyshohet se janë përdorur mjete piroteknike dhe armë, përcjell Demokracia.com.

Policia bën të ditur se ka shpërndarë turmën dhe në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja të armëve të llojeve të ndryshme si dhe disa kutia me mjete piroteknike.

“Mitrovicë Veri, 03.04.2022, 23:30- Raportohet se ka pasur grumbullim të personave dhe kolonë veturash, ku dyshohet se janë përdorur mjete piroteknike dhe armë. Policia e Kosovës ka bërë shpërndarjen e turmës, dhe në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja të armëve të llojeve të ndryshme si dhe disa kutia me mjete piroteknike”, thuhet në njoftimin e PK.

Më tej thuhet se me urdhër të prokurorit është hapur rasti si më lartë dhe vazhdon të hetohet nga njësitë relevante./Demokracia.com/

Të ngjashme