Lajme
Festa kthehet në tragjedi në Çikago, katër të vdekur dhe 15 të plagosur
Demokracia
23:41 | 14 Mars 2021

Share:

Katër persona kanë vdekur dhe të paktën 15 të tjerë janë lënduar në të shtënat në Çikago.

Pesëmbëdhjetë persona janë lënduar rëndë në një sulm të vetëm të dielën herët gjatë një ahengu në një lokal, raporton ABC7Chicago.

Ndërkohë, viktimat janë midis 20 dhe 44 vjeç dhe disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike, njoftoi policia.

Motivet e krimit ende janë të panjohur gjersa zyrtarët nuk mund të konfirmojnë thashethemet se një nga të ftuarit filloi të qëllojë pasi mori pjesë në grindje.

“Një nga klientët filloi të qëllojë brenda ndërtesës duke goditur shumë njerëz,” thanë zyrtarët e policisë së Çikago në një deklaratë.

I dyshuari ende nuk është në paraburgim, thanë autoritetet. Hetimi është duke vazhduar.

Të ngjashme