Një moment i veçantë dhe plot emocion ndodhi pas fitores së Napolit në ndeshjen e fundit të sezonit, që i siguroi klubit titullin e katërt në histori.
Gjatë konferencës për shtyp, që po e mbante trajneri Antonio Conte, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, e ndërpreu papritur konferencën.
Ky veprim u bë viral në rrjet, transmeton Klankosova.tv.
Mes duartrokitjeve dhe buzëqeshjeve, Rrahmani u ngrit në këmbë dhe nisi këngën e kampionëve, ku u përcoll më pas edhe nga Conte.
Të dy së bashku e kthyen sallën e konferencës në një festë të vërtetë, duke treguar unitetin dhe emocionin që mbretëronte në skuadër pas arritjes së madhe.
Ky ishte titulli i dytë në Serie A për 31 vjeçarin, gjatë tri vjetëve të fundit duke dhënë një dëshmi se sa i rëndësishëm është ai për napolitanët.
Ndërkohë, për Napolin, ky ishte titulli i katërt në historinë e klubit, një sukses i rrallë që këtë herë mban edhe firmën e trajnerit Antonio Conte.