Sport
Ferran Torres kalon testet mjekësore te Barcelona, pritet nënshkrimi i kontratës
Demokracia
11:47 | 27 Dhjetor 2021

Share:

Ferran Torres thuhet se ka kaluar testet mjekësore përpara përfundimit të transferimit te Barcelona.

Torres ishte objektivi prioritar i Barcelonës pas ardhjes së Xavi Hernandezit muajin e kaluar, njoftojnë mediat spanjolle, përcjell Demokracia.com.

Reprezentuesi spanjoll te Barcelona vije nga klubi elitar anglez, Manchester City në të cilën tregoi sukses, teksa fitoi një titull në Premierligë.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola , tashmë ka konfirmuar se marrëveshja do të realizohet, dhe sipas “Mundo Deportivo”, Torres i kaloi testet mjekësore këtë mëngjes.

Raportohet se shuma të cilën do të paguajë Barcelona për shërbimet e sulmuesit të krahut është 55 milionë euro. /Demokracia.com/

Të ngjashme