Skuadra e Feronikelit nuk e ka ndërmend të ndalët as në kushte ekstreme që ka krijuar moti i ligë, shkruan Demokracia.com
“Nikli” nesër do të përballet me Gjilanin në një sfidë shumë të nxehtë në hapje të stinorit pranveror.
Trajneri Klodian Duro, ka postuar një fotografi në “Facebook”, ku shihen futbollistët duke stërvitur në borë, derisa atmosfera duket më e mirë se kurrë.
Feronikeli e nisi mirë pranverën kur arriti të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Kosovës pasi e eliminoi Arbërinë, ndërsa mbetet të shihet tash sesi do t’ja dal me Gjilanin.
Sfida Feronikeli – Gjilani luhet nesër nga ora 13:00 dhe pikët për të dyja skuadrat janë tejet të nevojshme. /Demokracia.com.