Feronikeli U9 është shpallur kampion i Regjionit të Prishtinës dhe ky është viti i dytë me radhë që titulli kampion për këtë regjion i takon skuadrës drenicase, përcjell Demokracia.com.
Lojtari më i mirë u shpall Ertiad Rrustemi, ndërsa portieri më i mirë, Arti Demaku, të cilët rrëmbyen çmimet e më të mirëve nën drejtimin e trajnerit, Latif Elshani.
Sukses të jashtëzakonshëm arriti edhe Feronikeli U11, me në krye Nexhmedin Balaj, të cilët u rënditën si kampion me 13 fitore nga po aq ndeshje, mirëpo duke humbur ndeshjen e gjysmëfinales së play-offit.
“Trofetë nuk paraqesin gjithçka në futboll, sidoqoftë fitimi i tyre jep sinjale shumë të forta që Akademia e Feronikelit është në rrugë të mbarë dhe për këtë, ka marrë përgëzime edhe nga presidenti i FC Feronikelit, z. Naser Ramaj. FC Feronikeli i uron sukses të mëtutjeshme të gjitha gjeneratave dhe trajnerëve në shkollën e futbollit të klubit tanë, duke shpresuar që të dalin sa më shumë talentë nga aty”, thuhet në njoftimin e klubit nga Drenasi. /Demokracia.com