Feronikeli ka shënuar fitoren e parë dhe një kohësisht ka arkëtuar pikët e para në edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.
“Industrialistët” mposhtën 0-2 në udhëtim Llapin duke shkaktuar befasinë e javës, shkruan Demokracia.com.
Gashi zhbllokoi rezultatin në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.
Ndërsa golin që “vulosi” fitoren e skuadrës nga Drenasi e shënoi Prokshi që realizoi vetëm 30 sekonda pas inkuadrimit.
Në fakt, Feronikeli shënoi edhe një herë me anë të Dren Gashit që e paraboloi portierin shtatëgjatë, Coric, por që VAR-i e anuloi me pretendimin për pozicion jashtë lojës.
Feronikeli me këtë fitore ngritet në pozitën e gjashtë me tri pikë, ndërsa Llapi është i teti me vetëm dy pikë. /Demokracia.com