Sport
Feronikeli pa kapitenin në sfidën ndaj Gjilanit, lëndimi i tij i paparashikuar
Demokracia
11:26 | 15 Shkurt 2021

Share:

Feronikelin sot e pret një sfidë shumë e rëndësishme ku ndeshet me Gjilanin në kuadër të javës së 19-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com.

Pikët për të dyja skuadrat  janë tejet të nevojshme, por  “Nikli” në këtë takim hynë i hendikepuar pasi do t’i mungojë njëri nga futbollistët kryesor, kapiteni Lapidar Lladrovci.

Mbrojtësi nga Drenasi për Demokracia.com ka konfirmuar mungesën në ndeshjen e sotme derisa nuk ka mundur të saktësojë se kur do të jetë në dispozicion të trajnerit Klodian Duro.

‘’Unë nuk do të mund t’i ndihmojë shokëve sot për shkak të një lëndimi’’, ka konfirmuar Lladrovci, duke dhënë më pas detaje se për çfarë lëndimi bëhet fjalë dhe kur mund të rikthehet.

’Nuk e di saktë kur mund të kthehem pasi ky është një lëndim që hynë në grupin e lëndimeve të paparashikuar. Bëhet fjalë për lëndimin e muskujve të barkut që në anglisht cilësohet si ‘sports hernia’. Do presim të shohim si do të shkojnë gjërat’’ ka thënë Lladrovci.

Të kujtojmë se ndeshja Feronikeli – Gjilani zhvillohet sot nga ora 13:00 në stadiumin ‘’Rexhep Rexhepi’’ në Drenas. /Demokracia.com

 

Të ngjashme