Sport
Feronikeli në krizë, tifozët duan zgjidhje, akuzojnë presidentin e klubit
Demokracia
19:43 | 14 Janar 2022

Share:

Lojtari i radhës që ka njoftuar ndarjen me industrialistët është Drilon Leku, i cili ka falenderuar klubin dhe tifozët për kohën e kaluar në Rexhep Rexhepi.

“Përshëndetje të gjithve nga sot nuk do jem më pjesë e KF FERONIKELIT i falenderoj te gjithë për besimin dhe tifozat TIGRAT E ZI qe gjithmonë ishin me neve shpresoj qe te kaloi kjo krizë per klubin” – Drilon Leku.

Duke parë largimet nga klubi dhe gjendjen e momentale në kampin e industrialistëve, tifogrupi Tigrat e Zi kanë falenderuar lojtarët për kontributin, por të njejtit nuk janë ndarë aspak të kënaqur me gjendjen e klubit, ku sipas tyre fajtori kryesor mbetët presidenti Naser Ramaj.

“Ne si Tifozeri e falenderojm secilin lojtarë veç e veç të cilet kontribuan për klubin tonë më aq sa kishin mundësi dhe çdo here Qyteti jonë do të jete si shtepi e dytë për juve,suksese në vazhdimë.

Për ty Ish-President Naser Ramaj më nuk je njeri prej nesh,dhe më ti për ne nuk do të jesh asgjë perveç një hiçë,respektin e ke humbur nga ne po ashtu edhe nga çdo qytetar i qytetit tonë përshkak gjendjes qe e ke pru në klubin tonë të zemres”, kanë shkruar  “Tigrat e Zi”. /Demokracia.com

Të ngjashme