Çmimin e klubit më “Fair-Play” në Kosovë për vitin 2021 e ka fituar Feronikeli.
Federata e Futbollit të Kosovës në një ceremoni të organizuar ka shpallur laureatët e vitit 2021, shkruan Demokracia.com.
Çmimin e ndarë nga FFK-ja për Feronikelin e ka pranuar drejtori i këtij klubi, Artan Berisha.
Ndryshe, Feronikeli e ka mbyllur stinorin vjeshtor në edicionin 2021/22 në pozitën e fundit tabelore me 11 pikë. /Demokracia.com/