Stinori pranveror në elitën e futbollit kosovar nis këtë të shtunë me tri ndeshje shumë interesante, shkruan Demokracia.com.
Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës, për shkak që ditën e diel në vendin tonë mbahen zgjedhjet parlamentare ka vendosur që ajo ditë të jetë e lirë, derisa ndeshjet e javës së 19-të do të luhen në dy ditë të ndara të shtunën dhe të hënën.
Kështu dy ndeshje shumë të nxehta pritet të zhvillohet një ditë pas zgjedhjeve në Kosovë.
Feronikeli – Gjilani dhe Trepça ’89 – Arbëria ballafaqohen ditën e hënë të cilat edhe e mbyllin javën e 19-të të Superligës së Kosovës në futboll. /Demokracia.com