Reperi i njohur kosovar, Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, duket se po kalon një tjetër kapitull të trazuar në jetën e tij personale.
Vetëm pak kohë pasi konfirmoi martesën me Nita Bajramin, pas ndarjes me modelen Arbenita Ismajli, ai ka bërë një veprim që ka ngjallur dyshime të forta për një tjetër ndarje.
Fero ka hequr nga lista e ndjekjeve në rrjete sociale Nitën – një shenjë që për shumë ndjekës dhe medie është interpretuar si sinjal për fundin e kësaj lidhjeje.
Kujtojmë se Fero, pas ndarjes nga Arbenita – me të cilën ka një vajzë, Ninën – u përkushtua ndaj fesë islame dhe shpalli një fillim të ri si njeri dhe si artist. Në atë kohë, ai shprehej publikisht për dashurinë e madhe që kishte për gruan e tij të re dhe për besimin e përbashkët që i lidhte.
“Jam i dashuruar, me të thënë të drejtën nuk ma kishte marrë mendja se do dashurohesha kaq shpejt, por jam dashuruar si kurrë më parë. I sfidoj të gjithë meshkujt shqiptar se askush nuk është më romantik se unë”, kishte deklaruar ai.
Madje reperi kishte thënë se do të publikonte edhe “diss-e për romantizëm” dhe u duk se kishte lënë pas të kaluarën dhe jetën si artist.
Por tani, me rikthimin në muzikë dhe me veprime të dyshimta në rrjetet sociale, fansat pyesin nëse Fero po përjeton një tjetër krizë në jetën e tij personale.
Nga ana tjetër, kjo është martesa e dytë për Feron, pas asaj me modelen Arbenita Ismajli, me të cilën pati një marrëdhënie të komentuar dhe shpeshherë të trazuar, sidomos për shkak të përplasjes për kujdestarinë e vajzës së tyre. Fero kishte pohuar publikisht se Arbenita nuk i lejonte takimet me vajzën, gjë që e kishte shndërruar situatën në një përballje të zgjatur në publik.
Ndërsa për momentin, as Fero dhe as Nita nuk kanë bërë ndonjë deklaratë zyrtare për gjendjen e tyre aktuale, publiku mbetet në pritje të konfirmimeve – apo mohimeve – nga çifti. /Telegrafi/