ShowBiz
Fero mund të dënohet me pesë vite burgim, ja për çfarë akuzohet reperi
Demokracia
17:06 | 22 Qershor 2021

Share:

Feronit Shabani i njohur për publikun me nofkën Fero mund të dënohet me pesë vite burgim pasi u përfshi në një zënkë.

Fero akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e cila dënohet me gjobë deri në 7.500 Euro ose me burgim deri në pesë vjet.

Fero kishte mbajtur në pronësi një Elektroshok me bateri të firmës TW-801TYPE, në shkelje të ligjit të zbatueshëm lidhur me armët e tilla, sipas Betimi për Drejtësi.

Sherri ka ndodhur në vitin 2018, ku të përfshirë përveç Feros ishin edhe Mehmet Elshani, Avdullah Islami dhe Lorent Bajrami.

Elshani u përfshi në një sherr me Lorent Bajramin, ndaj të cilit ushtroi dhunë fizike ndërsa reperi dhe Islami e kërcënuan me armë dhe mjete metalike të rrezikshme.

Fero ka dalë ditën e sotme para gjykatës, por seanca është shtyrë për 8 shtator pasi Elshani nuk është paraqitur. /Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme