ShowBiz
Fero: Mjerë ata të cilët kalojnë në periudha të vështira dhe nuk kanë me çka të rehabilitohen
Demokracia
10:24 | 18 Shtator 2024

Share:

Feronit Shabani i njohur për publikun si Fero, ka ndarë disa detaje së fundmi të jetës private, të cilat janë bërë krye-diskutim në mediet e shtypit rozë.

Ai gjatë dy paraqitjeve televizive po edhe në rrjetet sociale, ka deklaruar se ish-bashkëshortja e tij, Arbenita Ismajli, po e nxjerr jashtë vendit vajzën e tyre pa autorizimin e tij. Derisa për këtë ka kërkuar edhe drejtësi nga autoritetet përkatëse.

Periudha në të cilën është duke kaluar, e ka çuar në disa emocione të pakëndshme, të cilat i shprehu sërish në rrjetet sociale.

“Falënderimi i takon vetëm Allahut i cili Kur’anin na bëri mrekulli jetësore që rehabiliton shpirtat. Vetëm atij i qofshim falë”, shkroi ai në një postim në ‘InstaStory’.

“Mjerë ata që kalojnë periudha të vështira dhe nuk kanë me çka të rehabilitohen”, reagoi me një tjetër postim në llogarinë e tij.

Në një periudhë të paspecifikuar, ai pretendon se ish-bashkëshortja Arbenita, e mori vajzën e tyre jashtë vendit, pa lejen e tij. Fero gjithashtu deklaroi se Arbenita për ta arritur këtë nxori një pasaportë false, apo një pasaportë që ai nuk ishte në dijeni.

Të ngjashme