Reperi Fero është liruar së fundmi nga paraburgimi.
Kjo u bë e ditur nga vet ai pasi u bë i “gjallë”, në profilin e tij në Instagram, shkruan “Kosovarja”.
Përmes një InstaStory ai ka treguar qaforen me emrin e tij që ka personalizuar me ari dhe gurë të çmuar të shndritshëm.
Kujtojmë se, Feronit Shabani, (emri i vërtetë) iu caktuar masa e paraburgimit më 18 janar i dyshuar për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.