Reperi i njohur nga Gjilani, Fero ka dy muaj që dha dorëheqje nga muzika pasi tha se dëshiron t’i përkushtohet fesë islame si dhe familjes.
Ai këtë javë ka rruar edhe kokën.
Së fundmi, Feronit Shabani ka bërë një postim në InstaStory ku ka kërkuar ndihmë nga ndjekësit për t’i fshirë të gjitha tatuazhet.
“Kush mundet me më ndihmu si me i heq të gjitha tatuazhet”, ka thënë ai.
Ndryshe, Fero u bëri thirrje të gjithëve që të mos i dëgjojnë më këngët e tij.