Sport
Fernando Santos largohet nga Kombëtarja e Portugalia
Demokracia
11:44 | 13 Dhjetor 2022

Share:

Fernando Santos nuk do të jetë më trajneri i Portugalisë.

Sipas raportimeve nga mediet portugeze, Santos ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Portugalisë për shkëputjen e kontratës, e cila i skadon në verën e vitit 2024.

Santos është kritikuar për vendimet e tij në Kupën e Botës pasi kishte vendosur ta lë në stol Cristiano Ronaldon në dy ndeshjet e fundit.

Portugalia u eliminua në çerekfinale nga Maroku pasi u mposhtën me rezultat 1:0 në çerekfinale.

Nën drejtimin e Santos, Portugalia është shpallur kampion të Evropës dhe kanë triumfuar në Ligën e Kombeve. /Demokracia.com

Të ngjashme