Lajme
Fermerët kërkojnë subvencionimin e kredive në bujqësi
Demokracia
13:55 | 18 Janar 2021

Share:

Fermerët në Prizren kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë subvencionimin e kredive në bujqësi për të pasur bujqit kushte dhe mekanizëm më të avancuar në zhvillimin e fermave të tyre në bujqësi.

Ndërsa, ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa gjatë takimit me fermerët në Arbanë të Prizrenit, tha se të gjitha kërkesat e bujqve edhe këto për kredi do të inkorporohen në programin e kësaj ministrie, për vitin 2021 e tutje, përcjell KosovaPress.

Mustafa tha se dyfishimi i subvencioneve për bujqit ka pasur efekte pozitive, në zhvillimin e bujqësisë dhe motivimin e fermerëve për punën e tyre.

“Janë vizita të rregullta në kuadër të përmbylljes së vitit 2020 dhe fillimit të vitit 2021, pasi që ka një rol të dyfishtë, e para është që të shohim rezultatin e punës ose edhe ngecjet eventuale nga puna e jonë 2020 dhe natyrisht për të marrë informata nga blegtorët dhe fermerët dhe këto informatat pastaj t’i inkorporojmë në programet 2021 e tutje. Po shihet se dyfishimi i subvencioneve nga viti i kaluar ka një efekt pozitiv, natyrisht për të vazhduar dhe përfunduar të gjitha pagesat, në këtë drejtim nga java e parë e shkurtit të gjitha këto pagesa do të përmbyllen sa më shpejt në mënyrë që fermerët dhe blegtorët të kenë sa më shumë fonde në llogaritë e tyre”, theksoi Mustafa.

Fermeri Driton Kransiqi nga Prizreni, i cili posedon 240 krerë lopë qumështore, tha se ministri Mustafa ka ofruar përkrahje të vazhdueshme për punën e tyre në bujqësi, ndërsa kërkoi që të subvencionohen nomrat e intersit për kredi në bujqësi.

Ministri Mustafa ka vizituar edhe fermerë të jetë në Prizren, Zhur dhe Opojë.

Të ngjashme