Sport
Ferizaj zyrtarizon vazhdimin e kontratës me dy futbollistë
Demokracia
14:58 | 06 Qershor 2022

Share:

Egzon Shabani dhe Dardan Qerkini do të vazhdojnë të djerësitin fanellën e Ferizajt edhe në edicionin e ri në Superligë.

Dyshja kanë nënshkruar kontratë të re njëvjeçare me klubin e inkuadruar së fundmi në elitën e futbollit kosovar, shkruan Demokracia.com.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi ferizajas përmes një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale.

“Sot klubi ynë pas negociatave me dy lojtarët, ata kanë pranuar ofertën që klubi ju ka ofruar dhe kemi vazhduar bashkëpunimin edhe për një sezon me mbrojtësin Dardan Çerkini dhe me mesfushorin Egzon Shabani”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ferizajt.

Ferizaj e ka nisur mirë merkaton verore duke zyrtarizuar edhe disa përforcime të tjera.

Betim Haxhimusa, portieri Leutrim Rexhepi, Bujar Shabani e Astrit Fazliu janë përforcimet e para të klubit “bardhekaltër”./Demokracia.com/

Të ngjashme