Ferizaj ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Besar Iseni, raporton Demokracia.com.
Iseni është prezantuar sot në ambientet e klubit ferizajas nga presidenti i klubit, Lulzim Abazi.
“Mirësevjen 10-shi i skuadrës, Besar Iseni. FC Ferizaj ka kënaqësi të ju informoj se ka arritur marrëveshja me mesfushorin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Besari Iseni”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e klubit.
Iseni, që luan në pozitën e mesfushorit të avancuar, karrierën e ka filluar te Shkupi, për të kaluar te Vardari për dy edicione.
Së fundmi, futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka qenë pjesë e Egnatias në Superioren shqiptare.
“Është kënaqësi që sot kam arritur marrëveshje me FC Ferizajn, një klub me një projekt shumë profesional, që nuk më la shumë hapësirë për të menduar ofertat e tjera. Jam shumë i movituar për këtë aventurë të re. Ju premtoj tifozëve që do të jap maksimumin në secilën ndeshje, që së bashku të arrijmë qëllimin”, ka thënë Iseni për faqen zyrtare të klubit./Demokracia.com/