Lajme
Ferizaj: Voziti 135 km/h në zonën 50 km/h, policia e dënon me 300 euro
Demokracia
20:58 | 12 Prill 2023

Share:

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj sot në rrugën magjistrale Ferizaj – Shtime, në fshatin Slivovë, ka ndaluar shoferin A.H., 30-vjeç, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, me ç’rast në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 135 km/h.

Ndaj tij, Policia i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 300 euro, 3 pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse – heqje e patentë shoferit.

Në po të njëjtin lokacion, Policia ka ndaluar edhe dy shoferë të tjerë: G.K., 30-vjeçar dhe A.D., 26-vjeç, ndërsa një shofere Sh.H., 42-vjeçe është ndaluar në fshatin Gjyrkovc të Shtimes, të cilët shkaktuan kundërvajtje, tejkalim në vijë të plotë dhe ndaj tyre Policia shqiptoi nga një gjobë prej 150 euro, 2 pikë negative dhe nga 3 muaj heqje të patentë shoferit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Të ngjashme