Sport
Ferizaj tregon “muskujt” edhe në miqësoren me skuadrën shqiptare të Maqedonisë së Veriut
Demokracia
17:47 | 24 Janar 2022

Share:

Skuadra e Ferizajt e ka fituar edhe një miqësore tjetër në vazhdën e përgatitjeve për pjesën e mbetur të edicionit në Ligën e Parë.

“Bardhekaltrit” triumfuan me rezultat të ngushtë 1:2 ndaj skuadrës shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Struga Trim Lum, shkruan Demokracia.com.

Golat e fitores për skuadrën e drejtuar nga Arbnor Morina i realizuan Sunaj Hasan dhe Laurent Bibaj.

Ndeshja e radhës e skuadrës ferizajase është me KF Fushë Kosovën, që do të zhvillohet të mërkurën në Tropikal Resort Durrës.

Ferizaj është në pozitën e dytë në Grupin B të Ligës së Parë me 25 pikë, një më pak se Vushtrria lidere. /Demokracia.com/

Të ngjashme