Sport
Ferizaj shënon fitore spektakolare ndaj 2 Korrikut
Demokracia
15:42 | 11 Mars 2022

Share:

Java e 18-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll ashtu siç është pritur ka sjellë sot tri ndeshje tejet interesante.

Dy prej tyre ishin përballje nga Grupi A, ndërsa tjetra e Grupit B.

Në përballjet e Grupit A, Phoenix arriti fitore të madhe ndaj Trepçës me rezultat minimal 1-0.

Fitore shënoi edhe Rahoveci ndaj Vëllaznimit 2-0, me dy golat e pjesës së parë.

Tjetër fitore të rëndësishme arriti edhe Ferizaj, që pëmbysi rezultatin e pjesës së parë ndaj 2 Korrikut, duke fituar në fund 2-1.

Rezultatet e plota:

Grupi A:

Phoenix 1 – 0 Trepça

Rahoveci 2 – 0 Vëllaznimi

Grupi B:

erizaj 2 — 1 2 Korriku

Të ngjashme