Drilon Sadiku është përforcimi i radhës për skuadrën e Ferizajt.
Lajmi është bërë i ditur nga vet skuadra e Ferizajt e cila e ka prezantuar sulmuesin duke e cilësuar si një prurje të madhe.
Njoftimi i FC Ferizajt:
Drilon Sakiu nënshkruan me FC Ferizaj
Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se klubi ynë ka arritur marrëveshje me sulmuesin e ri, Drilon Sadikun.
Sadiku është bashkuar me klubin tonë, nga skuadra e njohur Belge, Waasland-Beveren, e cila është pjesë e superligës së Belgjikës.
Sadiku ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura në Evropë, si Padova (Itali) NK Istra (Kroaci) dhe Lierse nga Belgjika.
Klub jonë i uron Drilonit suksese me skuadren tonë.
Na priftë e mbara. /Demokracia.com/