Njëra nga skuadrat me traditë në futbollin e Kosovës, Ferizajt po kalon momente jashtëzakonisht të vështira.
Kriza financiare që e ka kapluar skuadrën po bën që ajo të rrezikojë edhe shuarjen si shumë klube tjera kosovare që janë shuar deri më tash, shkruan Demokracia.com
Pas gjendjes shumë të rëndë, lojtarët kanë vendosur që ndeshjen kampionale, të dielën nuk do ta zhvillojnë, pasi që disa muaj nuk kanë marrë pagat e tyre që ju takojnë.
Lajmin e ka bërë të ditur vet skuadra e Ferizajt përmes një postimi në profilin e tyre në ‘Facebook’.
REAGIM!
Të nderuar Ujqi dhe bashkë-qytetarë, sic jeni në dijeni klubi ynë i zemrës FC Ferizaj, eshte në gjendje katastrofale – që nuk ishte asnjëherë tjetër. Eshtë afër shuarjes, që do të ishte humbje shumë e madhe për qytetin tonë. Pas gjendjes shumë të rëndë, lojtarët kanë vendosur që ndeshjen kampionale, të dielën nuk do ta zhvillojnë – pasi që disa muaj nuk kanë marrë pagat e tyre që j’u takojnë.
Ku janë aksionerët e famshëm Anglez, që nuk i kemi parë kurrë në stadion! Ku janë aksionerët Ferizajas, që as nuk e kanë marrë mundin të interesohen për gjendjen e klubit. Ku eshte komuna, a po interesohet dikush apo i kanë ‘mbyllur’ sytë e veshët rreth kësaj qeshtje.
A nuk eshte mëkat që një qytet me ekonominë ndër më të mirën në Kosovë, të mos jetë në gjendje ta mbajë një klub futbolli stabil! Reagimet tona kanë shkuar çdo herë në ‘vesh’ të ‘shurdhur’ por këtë herë do të veprojmë. /Demokracia.com
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=4524616984222243&id=232272573456727