Lajme
Ferizaj, organizohet panair me biznese ndërkombëtare
Demokracia
21:39 | 11 Qershor 2022

Share:

Vera i rrallon aktivitetet sportive në sallën “Bill Clinton” në Ferizaj. Megjithëkëtë, në pikë të nxehtit aty do të kthehet gjallëria ani se në të nuk do të luhet asnjë ndeshje.

Vendi do t’i lëshohet bizneseve ndërkombëtare e vendore për një panair që do të mbahet për herë të parë në këtë qytet më 2 e 3 korrik, njofton Klan Kosova.

Ferizaj u zgjodh me shkas nga kompania “Eurostep” për mbajtjen e këtij aktiviteti meqë njihet si vend biznesor. Megjithëkëtë, kjo nuk përjashton pjesëmarrjen e komunave tjera.

Në këtë panair përvec pjesë bizneset prodhuese do të mund të marrin edhe ato përpunuese.

Të ngjashme