Sport
Ferizaj nuk ndalet, rinovon kontratën me 11 futbollistë
Demokracia
14:13 | 31 Maj 2022

Share:

Pas transferimit të dy yjeve të futbollit kosovar, Astrit Fazliut dhe Bujar Shabanit, skuadra e Ferizajt sot ka bërë një tjetër lëvizje të madhe, shkruan Demokracia.com.

Klubi ferizajas ka njoftuar  se sot ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me 11 futbollistë.

“Klubi ynë ka arritur marrëveshje me disa futbollistë të cilët e kanë vazhduar kontratën me klubin tonë edhe për edicionin 2022/23 ne Superlige e Kosovës në futboll.

Klubi ka arritur marrëveshje me, Kenan Orana, Ramush Ramadani, Gzim Rusi, Bleon Shaqiri, Florim Berisha, Enis Sefa, Laurent Biba, Ergon Hyseni, Genc Berisha, Behar Bardhi dhe Elbasan Thaqi.

Na priftë e mbara”, ka shkruar KF Ferizaj.

Të kujtojmë se Ferizaj edicionin e ri do të garojë në Superligën e Kosovës dhe kjo ka bërë që drejtyuesit e klubit të organizohen sa më mirë. /Demokracia.com

Të ngjashme