Sport
Ferizaj nuk ndalet, prezanton një tjetër emër të njohur
Demokracia
21:23 | 03 Qershor 2022

Share:

Ferizaj vazhdon të kompletohet për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Arbnor Moribna sot ka prezantuar sulmuesin e njohur Betim Haxhimusa i cili eddionin e kaluar ishte pjesë e Dritës së së Gjilanit, shkruan Demokracia.com

Haxhimusa i bashkohet Ferizajt për ta forcuar edhe më shumë pjesën ofensive të skadrës.

Njoftimi i plotë i FC Ferizajt:

Tifozët i duan golat, dhe klubi përforcohet edhe më shumë në repartin ofanziv!

Ne kemi arritur marrëveshje me sulmuesin Betim Haxhimusa.

Betimi së fundi ishte lojtar i FC Drita për 4 edicione ku arriti edhe titullin kampion në Superligë si dhe golashënuesi me i mirë në edicionet 2019/20 dhe 2020/21 për klubin e FC Drita.

Të jesh lojtar i klubit të qytetit dhe i përkrahur nga “UJQIT” do të jetë një motiv shtesë për Betimin që të shënojë edhe më shumë gola. /Demokracia.com

Të ngjashme