Skuadra e Ferizajt ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.
Ekipi “bardhekaltër” stërvitjet do t’i zhvillojë në Ferizaj deri më 20 janar, për t’u zhvendosur më pas në Maqedoninë e Veriut për fazën përfundimtare të përgatitjeve, shkruan Demokracia.com.
Ferizaj nëpërmjet faqes zyrtare gjithashtu ka paralajmëruar se do të jetë aktive edhe në afatin kalimtar të janarit.
“Sot skuadra jonë ka filluar përgatitjet për sezonin pranveror nën udhëheqjen e trajnerit, Andrej Panadiq”.
“Përgatitjet do të ndahen në dy faza, ku deri më datë 20 janar do të zhvillojmë stërvitjet në terenin e Stadiumit të Qytetit në Ferizaj, pastaj nga data 20 janar do të zhvendosemi në Maqedoninë e Veriut, në qendrën e Dojranit për fazën finale para fillimit të kampionatit”.
“Pjesa pranverore e kampionatit fillon më datë 11 shkurt, skuadra jonë vazhdon të jetë aktive edhe në afrimin e lojtarëve të rinjë, ku deri tash veçse i kemi mbyllur disa marrëveshje, e për të cilat do të njoftoheni në ditët në vazhdim”, thuhet në postimin e Ferizajt./Demokracia.com/