Lajme
Ferizaj| ​Grabiti 500 euro në një pikë karburanti, arrestohet 24-vjeçari
Demokracia
20:59 | 12 Janar 2023

Share:

Me datën 10.01.2023 rreth orës 00:43 Policia Rajonale e Ferizajt, kishte pranuar një informacion se në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani ” në Ferizaj ishte një rast i grabitjes, ku një person i dyshuar nën kërcënimin e armës arrin të marrë 500 euro nga punëtori në një pikë karburanti dhe largohet në drejtim të panjohur.

Pas një pune intensive hetimore , grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë identifikuar e më pas sot, në ora 19:00 kanë arrestuar të dyshuarin N.B. (24).

I dyshuari është shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar grabitje.

Të ngjashme
Lajme • 20 Prill 2025