Lajme
Ferizaj, gjendet i vdekur burri që ishte raportuar i zhdukur qe 10 ditë
Demokracia
13:00 | 27 Gusht 2023

Share:

Policia në Ferizaj ka njoftuar se është gjetur trupi i pajetë i Ilaz Sejdiut, që ishte zhdukur që nga 17 gushti.

Ai është gjetur në bjeshkët e fshatit Burrnik të Ferizajt, tek vendi i quajtur “Shpella Burrnikut”.

Ekipe të policisë, krimteknikët dhe hetuesit rajonal kanë dalë në vendin ku është gjetur trupi i tij, ndërsa janë njoftuar Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për veprime tjera hetimore.

Policia ka falënderuar të afërmit e tij,  banorët e zonës, “Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim”, vullnetarët nga  “Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës”, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pjesëtarët e Brigadës së Zjarrëfikësve të Ferizajt, zyrtarë të Drejtorisë së Emergjencave të komunës së Ferizajt dhe pjesëtarët e policisë që ndihmuan në gjetjen e personit të zhdukur.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Njoftimi i plotë:

Në bashkëngjitje të kësaj shkrese keni komunikatën e radhës nga DRP-Ferizaj nr# 275

KONUNIKATË PËR MEDIA

Përfundon kërkimi i personit të zhdukur nga Ferizaj, gjendet trupi i pajetë i tij

Sot, rreth orës 09:30 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se disa qytetarë në bjeshkët e fshatit Burrnik të Ferizajt, tek vendi i quajtur “Shpella Burrnikut” kanë gjetur trupin e pajetë të personit Ilaz Sejdiut (M/K) i moshës 91 vjeçar, i cili ishte zhdukur që nga data 17.08.2023 dhe ishte shpallur në kërkim.

Ekipe të policisë, krimteknikët dhe hetuesit rajonal janë në vendin ku është gjetur trupi i tij, ndërsa janë njoftuar Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për veprime tjera hetimore.

Policia rajonale e Ferizajt falenderon të afërmit e tij,  banorët e zonës, “Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim”, vullnetarët nga  “Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës”, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pjesëtarët e Brigadës së Zjarrëfikësve të Ferizajt, zyrtarë të Drejtorisë së Emergjencave të komunës së Ferizajt dhe pjesëtarët e policisë që ndihmuan në gjetjen e personit të zhdukur.

Për informata tjera do të njoftoheni me kohë.

Të ngjashme