Sport
Ferizaj futet në karantinë, gati për ndeshjen e vitit
Demokracia
10:37 | 01 Qershor 2023

Share:

Ferizaj të dielën do ta ketë një ndeshje jashtëzkonisht të rëndësishme kur do të përballet me Lirinë, shkruan Demokracia.com.

Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të barazhit dhe cila skuadër fiton do të luajë edicionin e ri në Superligë. Ferizaj ka marrë vendim që nga dita e nesërme të futet në karantinë ku do të jetë I përqendruar vetëm për ndeshje.

Njoftimi i plotë i FC Ferizajt:

Ju njoftojmë se skuadra jonë nga mëngjesi i ditës së nesërme do të futet në karantinë deri ditën e zhvillimit të ndeshjes së barazhit kundër Lirisë së Prizrenit.

Do të udhëtojmë në një lokacion jashtë Ferizajt, në mënyrë që fokusi i lojtarëve të jetë i përqendruar 100% në ndeshjen më të rëndesishme të sezonit.

Me këtë rast, kërkojmë mirëkuptimin e gazetarëve dhe mediave që të respektojnë këtë vendim të klubit dhe të evitojnë kontaktet me lojtarët tonë.

Media të nderuara, ju njoftojmë po ashtu se FC Ferizaj mbetet e hapur që të bashkëpunoj me ju dhe se komunikimin do ta zhvillojmë përmes Zyrës për Informim, konkretisht zëdhënësit të klubit.

Për fund, falemnderit për punën e palodhshme dhe kontributin e juaj në ngritjen e cilësisë së futbollit në Kosovë. /Demokracia.com

Të ngjashme