Lajme
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në trafikim me njerëz
Demokracia
09:12 | 17 Dhjetor 2022
Ilustrim

Share:

Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që dyshohet se është përfshirë në veprën penale “Trafikim me njerëz”.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar të premten në ora 18:00.

“TRAFIKIM ME NJERËZ/Ferizaj 16.12.2022 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se është përfshirë në veprën penale të lartcekur”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/

Të ngjashme